75 Mall Live Search
13:30 / E Martë, 24 Mars 2026 / H F

Rekord rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1 euro e 84 centë një litër (Foto)

Rritja e çmimit të naftës në Kosovë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e ndjeshme, duke arritur sot deri në 1.84 euro për litër, transmeton IndeksOnline.

Ky nivel i lartë po ndikon drejtpërdrejt në buxhetin e qytetarëve, duke rritur kostot e përditshme.

Ndonëse, dje çmimi në bursë është ulur rreth 13%, në Kosovë kjo nuk është reflektuar dhe nuk ka sjell ndryshime në tregun vendor.

Si një vend që varet kryesisht nga importi, Kosova mbetet e ekspozuar ndaj luhatjeve në tregjet ndërkombëtare. Zhvillimet globale, veçanërisht tensionet në Lindjen e Mesme, reflektohen shpejt në çmimet vendore.

Për qytetarët, këto dinamika përkthehen në shpenzime më të larta në jetën e përditshme. Ndërkohë, ekspertë të ekonomisë kanë propozuar që, si masë lehtësuese, të pezullohet përkohësisht akciza për disa ditë./IndeksOnline/