E kishin në duar fitoren, Kosova U19 barazon në fund
Kombëtarja e Kosovës U19 nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e parë kualifikuese.
“Dardanët” barazuan 1:1 ndaj Armenisë, shkruan Indeksonline
Golin e vetëm për Kosovën e shënoi futbollisti, Lorik Mehmeti.
Ndeshjen e dytë djelmoshat e Albert Bunjakut e zhvillojnë ndaj Gjibraltarit, më 27 mars./Indeksonline/

