Ky është deputeti i Vetëvendosjes që abstenoi për demarkacionin (Video)
Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi është proceduar për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme kanë votuar pro kësaj çështje; 4 vota pro, 2 kundër dhe një abstenim, transmeton Indeksonline
Ishte deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dukagjin Gorani i cili abstenoi për demarkacionin derisa dy bashkëpartiakët e tij, Visar Ymeri dhe Aida Dërguti votuan kundër.
Ndërsa, pjesmarrës në mbledhjen e sotme ishin edhe 3 deputetë të LVV-së, Fitore Pacolli, Sami Kurteshi si dhe Ali Lajci. Vlen të theksohet se këta të fundit nuk janë pjesë e këtij Komisioni.