75 Mall Live Search
13:16 / E Mërkurë, 25 Mars 2026 / MSH1

PDK: Qeveria të mos krijojë kriza të mëtejshme

Partia Demokratike e Kosovës ka ngritur shqetësime rreth rritjes së çmimeve të produkteve dhe inflacionin.

Në një konferencë për media, Arben Mustafa, deklaroi se rritja e çmimeve po rëndon qytetarët e vendit, çdo ditë e më shumë, shkruan IndeksOnline.

Duke përmendur akcizën dhe TVSH-në e përfituar nga shitja e naftës, XY tha se kjo barrë duhet të lehtësohet më patjetër.

“Prioritet kryesor i kësaj qeverie mbetet mbledhja e taksave me çdo kusht dhe ruajtja e tyre për t’u shfrytëzuar, varësisht nga nevoja e tyre elektorale. Ju e keni parë që qeveria, taksat e mbledhura nga qytetarët, nuk i kthen të qytetarët por i ruan për t’i shfrytëzuar për nevojat e tyre elektorale në zgjedhje”, tha Mustafa.

Ai shtoi se ekonomia e vendit ka nevojë për ndërhyrjen emergjente të shtetit.

PDK-ja kërkoi masa konkrete dhe të drejtpërdrejta për mbrojtjen e prodhuesve vendorë, përfshirë subvencionet, si dhe plan konkret për menaxhim të inflacionit.

“Është koha që energjia e kësaj qeverie të mos shpenzohet për të krijuar e thelluar kriza të mëtejshme”, shtoi Mustafa.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për fuqizim të mbikëqyrjes së tregut, për të mos u lejuar në asnjë formë abuzimi me çmime.