75 Mall Live Search
13:55 / E Mërkurë, 25 Mars 2026 / Gj Sh

Stadiumi ”Santiago Bernabeu”, do të transformohet në fusha tenisi gjatë muajit prill

Stadiumi i Real Madridit, ‘’Santiago Bernabeu’’ gjatë maujit prill, do të transformohet në fusha tenisi.

Sipas asaj që raporton gaztea spanjolle “Marca”, aty do të zhvillohen ndeshje të turneut ‘’Madrid Open’’, shkruan IndeksOnline.

Stadiumi do të përshtatet në fushë tenisi, që yjet e këtij sporti t’i zhvillojnë stërvitjet.

Stadiumi ‘’Santiago Bernabeu’’ do të jetë në dispozicion prej 23 deri më 30 prill.

Fusha e stadiumit siç është zakon pas çdo ndeshjeje, do të hiqet pas ndeshjes Real Madrid – Alaves, e cila zhvillohet, më 22 mars.

Stadiumi do të përgatitet më pas për lojtarët e tenisit, ashtu siç ndodhi muaj më parë, kur u zhvillua një ndeshje e NFL-së./IndeksOnline/