“Luftohet për çdo centimetër”, Anel Rashkaj motivon lojtarët: Jepni gjithçka nga vetja!
Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, ka ndarë një mesazh motivues për lojtarët dhe tifozët para ndeshjes vendimtare ndaj Sllovakisë, e cila do të zhvillohet nesër në Bratislavë nga ora 20:45, në kuadër të play-off-it të Kupës së Botës 2026.
“Nesër luftohet për çdo centimetër të fushës, për çdo aksion, për çdo top. Jepni gjithçka nga vetja. Historia nuk pret. Ajo shkruhet nga ata që guxojnë. Ju uroj ish-bashkëlojtarëve të mi shumë suksese. Jam me ju me zemër,” shkruan Rashkaj
Ndeshja nesër në Bratislavë është një sfidë kyçe për Kosovën, e cila kërkon të shkruajë një kapitull të ri në historinë e saj futbollistike, duke siguruar një vend në Kupën e Botës për herë të parë./Indeksonline/

