75 Mall Live Search
08:37 / E Enjte, 26 Mars 2026 / G T

Myrto Uzuni: Mbajmë në shpinë një komb, koha për të bërë histori!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka ndarë emocionet dhe motivimin e tij para ndeshjes së rëndësishme ndaj Polonisë, e cila zhvillohet sonte nga ora 20:45 në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës.

Sulmuesi “kuqezi”, theksoi rëndësinë e përfaqësimit të vendit dhe mbështetjen e pakushtëzuar të tifozëve shqiptarë, shkruan Indeksonline

“Nuk luan vetëm për vetën tënde, e dini? Ju luani për familjën, për shoqërinë. Për të gjithë vendin. Ju mbani në shpinë gjithë vendin.
Tifozët në Shqipëri janë gjithmonë me ne. Fitore, humbje. Ata janë gjithmonë aty për ne. Kur Shqipëria luan, jashtë rrugëve janë njerëzit me makina. Të gjithë janë në qytet.

“Të bartësh fanellën e Shqipërisë, është gjëja më e madhe në jetën time.
Do të bëjë histori me Shqipërinë, sepse ne s’kemi qenë asnjëherë në Kupën e Botës. Dhe dua të marr maksimumin në futboll. Është gjëja e vetme që më bën të lumtur”, u shpreh Myrto Uzuni.

Sonte në Varshavë zhvillohet ndeshja jetike e Shqipërisë kundër Polonisë nga ora 20:45./Indeksonline/