75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 26 Mars 2026 / S Z

Policia nis hetimet për dy raste të vdekjes në Podujevë dhe në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar dy raste të vdekjes së dyshimtë në Podujevë dhe në Vushtrri.

Sipas raportit 24-orësh, në Podujevë një burrë është dërguar në emergjencë pa shenja jete, më 25 mars rreth orës 18:23.

Ndërsa, në një rast tjetër në Vushtrri, po ashtu është raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete rreth orës 17:00.

Me vendim të prokurorit, në të dy rastet trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me këto raste janë duke vazhduar.