75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 26 Mars 2026 / F.R

Dyshohet se para disa javësh dhunoi një femër, arrestohet një person, në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi ai dyshohet se ka dhunuar një femër, në Deçan.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore gjinekologjike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM- Deçan / 25.03.2026 – 08:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ai para disa javësh, kishte kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore gjinekologjike.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/