75 Mall Live Search
10:11 / E Enjte, 26 Mars 2026 / F.R

Sulme iraniane raportohen në të gjithë rajonin, dy të vrarë në Abu Dhabi

Në disa vende të Lindjes së Mesme po raportohen sulme dhe incidente të lidhura me përshkallëzimin e konfliktit në rajon.

Në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, dy persona kanë humbur jetën pasi u goditën nga mbetje të një rakete të interceptuar.

Më herët, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Kuvajti njoftuan se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kanë interceptuar dronë.

Emiratet thanë se sulmet janë të lidhura me Iranin, ndërsa Arabia Saudite dhe Kuvajti nuk e konfirmuan origjinën e tyre.

Në Bahrein, autoritetet urdhëruan banorët të qëndrojnë në shtëpi gjatë orëve të para të mëngjesit dhe njoftuan për një zjarr si pasojë e asaj që e quajtën “agresion iranian”, raporton BBC-i.

Ndërkohë, në Izrael, gjashtë persona janë dërguar në spital pas një sulmi në qytetin Kafr Qasim.