75 Mall Live Search
17:07 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Konjufca: Kuvendi do të duhej ta rrëzonte demarkacionin nesër (Video/Foto)

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke thënë se propozimi për seancë për demarkacion ka kaluar, raporton Indeksonline.

“Kjo është kërkesë e kryeministrit, i cili ka të drejtë të bëj një gjë të tillë. Nesër do të kërkohet ratifikimi i marrëveshjes që kërkon minimumi 80 vota.  Vetëvendosje e kundërshton ardhjen e marrëveshjes në kuvend, ne konsiderojmë se të gjeturat e komisionit shtetëror janë të sakta, që na kanë bërë të ditur se kemi të bëjmë me gabime themelore. Ky raport shtetëror do të duhej të rrëzohej nesër në seancën plenare. Në raportin e Shpetim Bulliqit thuhet që kjo marrëveshje mos të votohet. Demarkacioni në dy vitet e fundit nuk u miratua jo vetëm nga kundërshtimi i VV-së, por sepse shumë deputetë të LDK-së menduan se raporti i Murat Mehës është i gabuar. Nuk e di pse ata tani kanë ndryshuar mendje”, ka thënë Konjufca./Indeksonline/