75 Mall Live Search
15:10 / E Enjte, 26 Mars 2026 / MSH1

IHMK-ja paralajmëron për erëra të forta në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar një njoftim për kushte të paqëndrueshme atmosferike në vend për datën 26 mars, duke paralajmëruar erëra të forta dhe rrezik të shtuar në disa zona.

Sipas njoftimit, era është kategorizuar në nivelin “e verdhë”, që nënkupton rrezik të ulët, por që kërkon kujdes nga qytetarët.

Shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 24 m/s (mbi 85 km/orë), veçanërisht në zonat mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Autoritetet paralajmërojnë se këto kushte mund të shkaktojnë dëmtime në prona, probleme në transport, si dhe rrezik për rrëzim të degëve të pemëve apo dëmtime në objekte si kulme, shtylla elektrike dhe reklama.

Po ashtu, rrezik i shtuar mund të paraqitet në kantieret e ndërtimit, sidomos aty ku përdoren vinça.

Instituti u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos nëse planifikojnë aktivitete në ambiente të hapura.

Rekomandohet ndjekja e përditësimeve të fundit të motit dhe shmangia e rreziqeve të panevojshme.

May be an image of map and text that says 'INSTITUTI 26/03/2026. 00:00 INFORMIM Subjekti: -Ere -Kategorizimi: verdhë e Meteorologjisé) sistemin Udhëzime: Döutimc standardeve standardizınara mnundshmne (Organizates Botërorete perdoren Evropë. inxhinicrisc sitatat ekzistiese probleno transport, dömtimne pyjc, dömtimne pcmct) probleme punishtet vinça, Au indirc sigurinë rezikshme. njcrčzvc dhe -Pershkrim: Shpejtësia (shtyllat elektrike, erës Legjenda: ERA m/s (285 km/ore) mbi 1000 mbi nivelin NIVELET ERREZIKUT detit. RREZIK IULET KUJDES ıczikshöm. parashikuara incłcorologjikcn nuk ् shkaktojne rrezik aktivitete caktiara. mund shtuar, veçančisht nösc planifikoni aktivitete ndaj knshteve atmosferike motit shmangni rreziqet panevojshme. motit PANTA Izzlalul: ICON Sherbimi Sisremi Firopian Parashikianit Copernicus FFAS, Modeh pen4aAeTr shreterore Stacionene Idtronetearoiogjike. Kosuves Seklez baskkim'