75 Mall Live Search
23:32 / E Enjte, 26 Mars 2026 / Gj Sh

Foda: Do të festojmë sonte, e merituam fitoren

Kombëtarja e Kosovës e mposhti Sllovakinë sonte në Bratisllavë, dhe siguroi kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit të vitit 2026.

“Dardanët” fituan 4-3 ndaj Sllovakisë.

Pas kësaj arritjeje historike, foli edhe selektori i Kosovës, Franco Foda.

Ai tha se Kosova e meritoi fitoren, dhe se nga nesër do t’i nisin përgatitjet për ndeshjen e radhës.

“Luajtëm mirë për 90 minuta dhe e merituam fitoren sonte. Do të festojmë sonte, por nga nesër do të përgatitemi për finalen. Kosova e meriton këtë”, tha ai në konferencë për shtyp, pas ndeshjes.