75 Mall Live Search
09:09 / E Premte, 27 Mars 2026 / L A

Ancelotti: Raphinha po luante mirë, pastaj ndjeu një problem muskulor

Mbrëmë Brazili ka luajtur ndeshjen miqësore ndaj nënkampionit të botës, Francës.

Por “Seleçao”, u mposhtën me rezultat 1-2 me ndeshjen që u zhvillua në “Gillette Stadium” në Foxborough të SHBA-së.

Por shqetësuese ishte lëndimi i yllit të Barcelonës, Raphinha i cili u detyrua të lë fushën në fillim të pjesës së dytë.

“Raphinha kishte shqetësime, kështu që na u desh ta zëvendësonim”, u shpreh Ancelotti.

5-herë kampionët e botës, tashmë do të presin në miqësore Kroacinë ku do të luajnë në stadiumin “Camping World Stadium” të Orlandos./IndeksOnline/