Gjermania fiton miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës
Gjermania ka fituar miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës.
Në stadiumin ”St. Jakob-Park” në Basel u shënuan plot shtatë gola, por në fund Gjermania fitoi ndeshjen me rezultat 4-3, shkruan IndeksOnline.
Helvetikët e nisën mirë ndeshjen, pasi Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të, pas asistit të Granit Xhakës.
Shtatë minuta më vonë, Jonathan Tah barazoi rezultatin në 1-1.
Breel Embolo riktheu epërsinë e Zvicrës në minutën e 41-të, derisa Sege Gnabry barazoi edhe njëherë shifrat, në 45+2.
Në pjesën e dytë Gjermania ishte më kërkuese dhe në minutën e 61-të Florian Wirtz shënoi golin e epërsisë.
Zvicrra nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultatin, me Joel Monteiro, në minutën e 79-të.
Heroi i Gjermanisë ishte Florian Wirtz, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të fitores, në minutën e 85-të./IndeksOnline/

