AAK-ja thërret konferencë për shtyp
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se nesër do të mbajë konferencë për media në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, konferenca do të zhvillohet duke filluar nga ora 11:00, në zyrën qendrore të kësaj partie, shkruan IndeksOnline.
Nga AAK kanë ftuar përfaqësuesit e mediave që ta ndjekin këtë ngjarje, pa bërë të ditur detaje shtesë rreth temave që do të trajtohen gjatë konferencës.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë çështjet kryesore që do të adresohen nga përfaqësuesit e kësaj partie.

