75 Mall Live Search
09:16 / E Diele, 29 Mars 2026 / B XH

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme ndërsa zjarrfikësit kanë intervenuar për ta shuar zjarrin.

Një person në cilësinë e të dyshuarit ka pësuar lëndime nga zjarri, teksa pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 28.03.2026-03:27. Raportohet se në rrethana të pa njohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa një person në cilësinë e të dyshuarit mashkull kosovar është lënduar nga zjarri. I dyshuari pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.