75 Mall Live Search
16:41 / E Diele, 29 Mars 2026 / F.R

Pamje të momentit kur shembet rruga në Prishtinë, KRU: U dëmtua rrjeti i ujësjellësit, ndërpritet furnizimi në disa rrugë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa rrugë të kryeqytetit, si pasojë e një rrëshqitjeje dheu që ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit zyrtar, pa ujë kanë mbetur banorët në rrugët: “Mehmet Shpendi”, “Bislim Islami”, “Don Stjefan Kurti”, “Kiri”, “Agim Prodani”, “Ymer Bytyqi” dhe “Visar Thaqi”.

KRU Prishtina ka bërë të ditur se furnizimi do të rikthehet vetëm pas sanimit të gypit të dëmtuar, ndërsa ekipet përkatëse janë në terren duke punuar për riparimin e defektit./IndeksOnline/