Digjet një BMW në autostradën “Ibrahim Rugova”, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes
Një veturë është përfshirë nga flakët para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas pamjeve të sigurara nga IndeksOnline, vërehet se është një veturë i tipit “BMW”.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

