75 Mall Live Search
10:42 / E Hënë, 30 Mars 2026 / S Z

Faik Kelmendi emërohet ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës

Agjencia Kadastrale e Kosovës njofton opinionin publik se z. Faik Kelmendi ka nisur zyrtarisht detyrën si ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv të institucionit.

Me marrjen e kësaj përgjegjësie, z. Kelmendi do të udhëheqë Agjencinë Kadastrale të Kosovës në realizimin e objektivave strategjike, duke synuar rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Gjatë ditëve të para të punës, Drejtori Kelmendi ka shprehur përkushtimin e tij për të vazhduar modernizimin e sistemit kadastral dhe forcimin e sundimit të ligjit në fushën e pronës, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.I urojmë z. Kelmendi suksese në përmbushjen e detyrave dhe objektivave të institucionit.