75 Mall Live Search
12:51 / E Hënë, 30 Mars 2026 / G T

Turqia mban stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Prishtinës, Demiral në dyshim!

Kombëtarja e Turqisë ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen ndaj Kosovës, e cila do të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo përballje është finale e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke e bërë atë një nga ndeshjet më të rëndësishme për të dyja përfaqësueset, shruan Indeksonline

Gjatë seancës së fundit stërvitore, mbrojtësi Merih Demiral është stërvitur i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës, duke ngritur pikëpyetje për gjendjen e tij fizike dhe mundësinë e aktivizimit në këtë duel vendimtar.

Turqia synon një rezultat pozitiv për të siguruar biletën për në Kupën e Botës, ndërsa Kosova do të mbështetet te përkrahja e tifozëve vendas për të shkruar histori dhe për të arritur një kualifikim të madh./Indeksonline/