Ylli i Bayernit zyrtarizon largimin në verë
Një yll i Bayernit ka bërë të ditur se do të largohet gjatë kësaj vere.
Bëhet fjalë për portugezin, Raphael Guerreiro i cili do t’i jap fund aventurës së tij trevjeçare në Mynih.

Guerreiro, erdhi si transferim i lirë te Bayerni nga rivali i përbetuar, Borussia Dortmund, ku deri më tani bëri 89 paraqitje dhe shënoi 12 gola dhe 8 asistime.
Ai ka fituar titullin e Bundesligës dhe Superkupën e Gjermanisë me Bayernin vitin e kaluar./IndeksOnline/

