Donnarumma para ndeshjes me Bosnjën: Duhet t’u japim tifozëve një gëzim të madh
Ndeshja e nesërme ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës është një nga ndeshjet më të rëndësishme për “Azzurrët”.
Kjo pasi që Italia, po synon që të rikthehet në Botëror pas 12 vitesh mungesë.
Për rëndësinë e kësaj foli dhe portieri italian, Gianluigi Donnarumma.
“Jam krenar për atë që kam bërë me ekipin kombëtar. Ka pasur gëzime dhe dhimbje. Kam humbur dy Botërorë dhe e dimë të gjithë sa na ka rënduar mungesa jonë. Ka dëshirë të çojmë Italinë aty ku meriton. Nga ajo përvojë e vështirë duhet të ringrihemi dhe t’u japim tifozëve një gëzim të madh”, u shpreh Donnarumma.
Ndeshja Bosnje Hercegovinë-Itali, zhvillohet nesër në stadiumin “Bilino Polje” të Zenicës, në orën 20:45./IndeksOnline/

