75 Mall Live Search
14:57 / E Martë, 31 Mars 2026 / G T

Vazhdojnë momentet fantastike në kampin e Kosovës, Muriqi u jep dhurata “baballarëve” më të ri

Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë një moment të veçantë dhe plot emocione nga jashtë fushës së blertë, ku tre futbollistë të Kombëtares së Kosovës kanë nisur një kapitull të ri në jetën e tyre personale.

Bëhet fjalë për Elvis Rexhbeçaj, Veldin Hoxha dhe Edon Zhegrova, të cilët janë bërë baballarë për herë të parë.

Si një gjest simbolik dhe i veçantë, FFK-ja u ka dhuruar atyre fanellat e Kombëtares me emrat e fëmijëve të tyre të sapolindur: Lian, Neyla dhe Mars, një kujtim i bukur që lidh familjen me fanellën që ata përfaqësojnë me krenari./Indeksonline/