“Me zemër në Prishtinë” – Bajram Begaj mbështet Kosovën
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh mbështetjeje për Kosovën në prag të përballjes vendimtare me Turqinë.
“Me zemër në Prishtinë. Forca, Kosovë!”, ka shkruar Begaj, duke iu referuar ndeshjes së sotme që vendos shtetin e radhës që merr pjesë në Botëror, shkruan IndeksOnline.
Ky mesazh vjen në një moment kyç për përfaqësuesen kosovare, e cila synon të sigurojë një vend historik në Botëror.

