75 Mall Live Search
11:47 / E Mërkurë, 01 Prill 2026 / Gj Sh

Emocionon Asllani: Është një ëndërr që u ndal pak para fundit, do të kthehemi më të fortë!

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka reaguar pasi nuk arritën të kualifikohen në Kampionatin Botëror.

Ai përmes një statusi në Instagram, ka thënë se ëndrra e tyre u ndal pak para fundit, edhe pse dhanë shpirtin dhe besuan në kualifikim, fati nuk ishte në anën e tyre, shkruan IndeksOnline.

Asllani po ashtu tha se Kosova do të kthehet më e fort pas kësaj humbje.

“Nuk është vec një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë.

Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë…

Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë!

Faleminderit Kosovë.”, ka shkruar Asllani./IndeksOnline/