75 Mall Live Search
18:16 / E Mërkurë, 01 Prill 2026 / Z S

Të premten ZRrE-ja raporton në Kuvendin e Kosovës në Komision, deputetja thotë se pa VV’në e detyruan ZRrE-në të raportojë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se të premten ZRRE’ja do të raportojë në komision të Kuvendit të Kosovës.

Ajo në T7 tha se për këtë janë dhënë nënshkrimet e opozitës, ndërsa të Vetëvendosjes jo.

‘’Du me bo ekskluzive, të premten është thirr në raportim ZRRE’ja. Do të thotë, hala pa u mbledh mirë komisioni, me anë të nënshkrimeve të deputetëve të opozitës, gjë të cilën i falënderoj… ZRRE’n e kemi thirre, së pari kemi thirr mbledhje dhe është raportim. Me katër nënshkrime e kemi thirr. (VV) jo’’./Indeksonline/