Leposaviq: Policia shoqëron në stacion të dyshuarin që tentoi të kalojë ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi
Një person është shoqëruar në stacion policor, pasi kishte tentuar të kalonte ilegalisht kufirin nga Kosova në Serbi.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:10, në fshatin Koshuticë, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, në veturën e të dyshuarit janë gjetur mallra të ndryshme, pa dokumentacion përkatës.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe mallra janë dërguar në terminal doganor” deklaron policia.
Rasti është iniciuar si “Tentim kalimi i paautorizuar i kufirit”./IndeksOnline/

