Kylie Jenner “fiksohet” pas një filmi të Timothée Chalamet, cili është?
Kylie Jenner ka zbuluar filmin e preferuar të të dashurit të saj, Timothée Chalamet.
Në episodin e parë të podkastit “Big Bro with Kid Cudi”, ajo foli për filmat e partnerit të saj, raporton Just Jared, transmeton Indeksonline.
“Është e vështirë për mua të zgjedh sepse i dua të gjitha,” tha ajo. “Por ‘Call Me by Your Name’ është pothuajse filmi perfekt. Është thjesht perfekt. Më pëlqen shumë edhe ‘Dune’.” Kylie zbuloi gjithashtu se e ka parë një nga filmat e tij shtatë herë.
“Dhe ti ishe atje kur pamë ‘Wonka’,” vërejti prezantuesi Kid Cudi, të cilit ajo iu përgjigj, “E pashë shtatë herë… Por nuk isha atje për shfaqjen tënde. Më kujtohet kur e vutë në skenë. Ishte argëtues.”/Indeksonline/

