75 Mall Live Search
19:03 / E Enjte, 02 Prill 2026 / Gj Sh

Xherdan Shaqiri ishte i pranishëm në ”Fadil Vokrri” gjatë ndeshjes Kosovë-Turqi

Stadiumi ”Fadik Vokrri” në Prishtinë, ishte i mbushur plotësisht gjatë ndeshjes Kosovë – Turqi.

Në mesin e tifozëve ishte edhe futbollisti Xherdan Shaqiri, edhe pse ai nuk e ka bërë publike një gjë të tillë, shkruan IndeksOnline.

Por ishte futbollisti Bernard Berisha, ai i cili dy ditë më vonë ka publikuar një fotografi bashkë me Shaqirin.

Ylli i Baselit nuk postoi asnjë fotografi, pasi duket se nuk ka dashur të marr vëmendjen para ndeshjes historike të Kosovës.

Pavarësht përkrahjes së madhe, Kosova nuk arriti të kualifikohet në Kupën e Botës, pasi u mposht nga Turqia me rezultat 1-0./IndeksOnline/