75 Mall Live Search
09:03 / E Premte, 03 Prill 2026 / KV

Arrestohet një person në Prishtinë për posedim të marihuanës

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, mbrëmë rreth orës 21:15 është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit të tij dhe objektit ku punon janë gjetur dhe sekuestruar 37.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/