75 Mall Live Search
11:14 / E Premte, 03 Prill 2026 / L A

“Nuk luajtëm si ekip kombëtar”, reagimi i ashpër i Luis Diaz

Ndeshjet miqësore të marsit nuk shkuan siç duhet për Kolumbinë.

Ata humbën të dy ndeshja, fillimisht ndaj Kroacisë 2-1 dhe ndaj nënkampionëve të botës, Francës me rezultat 3-1.

Pas ndeshjeve, ylli kolumbian Luis Diaz nuk e fshehu dëshpërimin e tij duke thënë se nuk kanë luajtur si një ekip kombëtar.

“Ndihesh i frustruar sepse mendon se të gjithë mund të japim më shumë, përfshirë edhe veten time. Nuk ndiheshim si Kombëtarja Kolumbiane që jemi , duke luajtur mirë, duke kontrolluar posedimin, duke u ndjerë superiorë ndaj kundërshtarit në disa raste. Por në fakt, kështu shkoi puna”, ishin fjalët e Diaz.

Kolumbia, do të jetë prezent këtë Botëror, ku do të luajë në grupin K, krah Portugalisë, Uzbekistanit dhe Kongos./IndeksOnline/