75 Mall Live Search
23:38 / E Premte, 03 Prill 2026 / MSH1

Nuk kalon rezoluta e LDK-së për çmimet e naftës, Lushaku-Sadriu: Qeveria refuzoi të votojë…

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas mosmiratimit të rezolutës së propozuar nga kjo parti për përballimin e rritjes së çmimeve të naftës.

Sipas saj, pas debatit të gjatë në Kuvend, rezoluta që synonte mbështetjen e qytetarëve nuk mori përkrahjen e Qeverisë dhe për pasojë nuk arriti të kalojë, transmeton IndeksOnline.

Lushaku-Sadriu ka theksuar se me këtë vendim është humbur një mundësi konkrete për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve, përmes uljes së taksave dhe vendosjes së masave mbrojtëse.

Ajo ka deklaruar se LDK-ja ka ofruar zgjidhje të qarta dhe të realizueshme.

“Ne ofruam zgjidhje të qarta dhe të realizueshme. Mungoi vetëm vullneti politik.

Ndërkohë, realiteti mbetet i pandryshuar: çmimi i naftës është i papërballueshëm dhe po reflektohet drejtpërdrejt në koston e jetesës” shkroi Lushaku-Sadriu.

Ky është postimi i plotë i saj:

Pas një debati të gjatë parlamentar për rritjen e çmimeve të naftës, rezoluta jonë për mbështetjen e qytetarëve nuk mori përkrahjen e Qeverisë dhe nuk kaloi në Kuvend.

Sot u humb një mundësi konkrete për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve përmes uljes së taksave dhe masave mbrojtëse.

Ne ofruam zgjidhje të qarta dhe të realizueshme. Mungoi vetëm vullneti politik.

Ndërkohë, realiteti mbetet i pandryshuar: çmimi i naftës është i papërballueshëm dhe po reflektohet drejtpërdrejt në koston e jetesës.

Sot, qytetarët panë qartë: Qeveria dhe partia në pushtet refuzoi të votojë masa konkrete në mbështetje të tyre.