75 Mall Live Search
10:06 / E Hënë, 06 Prill 2026 / G T

Interesante! Ndeshja në Holandë nuk nisi me kohë shkaku i tifozëve me maska

Ndeshja derbi mes Go Ahead Eagles dhe PEC Zwolle në stadiumin “De Adelaarshorst” u shoqërua me tensione të shumta, duke u vonuar plot 90 minuta për shkak të sjelljes së tifozëve mysafirë.

Takimi ishte planifikuar të niste në orën 13:15, por filloi vetëm rreth orës 14:45, pasi mbështetësit e Zwolle-s u paraqitën në tribuna të veshur me rroba që mbulonin identitetin e tyre – një veprim i ndaluar rreptësisht nga rregulloret e sigurisë, shkruan Indeksonline

Problemi kryesor lidhej me maskat e mbajtura nga tifozët, të cilët refuzuan për një kohë të gjatë t’i hiqnin ato, pavarësisht përpjekjeve për dialog. Sipas mediave lokale, kapiteni i Zwolle, Ryan Thomas, si dhe drejtori teknik Jerry Hamstra, ndërhynë personalisht për të qetësuar situatën dhe për t’i bindur tifozët të respektonin rregullat, por pa sukses.

Situata u përkeqësua më tej kur tifozët nisën të hidhnin fishekzjarrë në fushë, duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve dhe stafit. Si pasojë, gjyqtari Danny Makkelie ndërpreu përkohësisht ndeshjen dhe urdhëroi kthimin e skuadrave në dhomat e zhveshjes.

Pas ndërhyrjes së forcave të policisë, tifozët e Zwolle-s u evakuuan nga stadiumi, duke bërë të mundur rifillimin e ndeshjes në kushte më të sigurta./Indeksonline/.