75 Mall Live Search
12:42 / E Hënë, 06 Prill 2026 / S Z

PDK-ja merr ftesë nga Kurti, por ende s’është caktuar takimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka ftuar në takim partitë opozitare për të diskutuar për çështjen e presidentit.

Takimet kanë filluar tashmë, ku Kurti është takuar me Lumir Abdixhikun nga LDK-ja, ndërsa ende nuk ka një agjendë të qartë për liderët e tjerë opozitarë.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka konfirmuar se ka pranuar ftesë nga Kurti, por ende nuk është caktuar koha e takimit. Një zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka thënë Indeksonlinet se  ftesën nga Kurti e kanë marrë javën e kaluar, por ende nuk është caktuar se kur do të mbahet takimi./Indeksonline/