Goditje për Arsenalin, mungon Saka ndaj Sportingut
Arsenali ka marrë një lajm tejet të rëndë sa i përket ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve.
“Topçinjtë”, do të jenë pa yllin e tyre, Bukayo Sakën i cili është i lënduar që nga grumbullimi me Anglinë.
Kjo do të jetë një goditje për Arsenalin, të cilët po tentojnë që të fitojnë trofeun me veshë të mëdhenjë.
Kujtojmë se ndeshja Sporting-Arsenal, zhvillohet nesër me fillim në orën 20:45./IndeksOnline/

