75 Mall Live Search
09:57 / E Martë, 07 Prill 2026 / Z S

Azemi dëshmon në polici rreth njehsorëve elektrikë

Visar Azemi, sekretar organizativ në Lidhjen Demokratike të Kosovës pasi ka dorëzuar dosjen në polici për njehsorët elektrikë, ka deklaruar se është ftuar nga policia për të dëshmuar për të paraqitur dëshmitë e tij të mbledhura për njehsorët elektrikë.

“Unë jam ftuar sot nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike për t’i paraqitur dëshmitë e mia dhe të qytetarëve. Jam në proces të dëshmisë dhe po e jap deklaratën time si dëshmitar dhe duke besuar në Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Kosovës, Gjykatën e  Kosovës, shpresoj që kjo të marrë zgjidhjen e merituar…Ky skandal po mundohet me u minimizue nga ana e KEDS-it dhe ministrisë ku akoma po manipulojnë me qytetarët”, ka thënë Azemi.

“Ky është skandali kryesor në të cilin unë po punoj për të bërë një zgjidhje. Prandaj në prokurori po e jap këtë dëshmi, në polici po e jap këtë dëshmi dhe po kërkoj  që të mos lejohen intervenimet që të hiqen provat nga qytetarët e Kosovës. Uroj që ky proces të shkojë mirë dhe qytetarët të kompensohen në fund… Unë po kthehem prapë brenda për të vazhduar dëshminë time”, ka shtuar Azemi.

LDK-ja pretendon se nga 884 njehsorë të verifikuar sipas tyre, 87% e njehsorëve për matjen e energjisë elektrike faturojnë qytetarët më shtrenjtë edhe kur tarifa është me të lirën.