Arrestohet i shumëkërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, konkretisht Ekipi për Gjurmimin e Personave me Fletarrest Vendor dhe Ndërkombëtar ka realizuar një operacion të suksesshëm policor
Gjatë këtij operacioni është ndaluar një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti i Gjermanisë për vepra penale që ndërlidhen me trafikimin e narkotikëve.
I dyshuari është identifikuar dhe ndaluar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Gjatë legjitimimit, i njëjti ka paraqitur dokumente identifikimi të huaja me të dhëna që dyshohet se i përkasin një personi tjetër.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent nga Departamenti për Krime të Rënda.Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit.
Personi i arrestuar është dërguar në Qendrën e Ndalimit për procedura të mëtejme ligjore.

