75 Mall Live Search
07:58 / E Enjte, 09 Prill 2026 / G T

A ishte penallti prekja me dorë e mbrojtësit, flet Simeone: Jo, ne e bëjmë gjithë këtë!

Skuadra e Atletico Madrid mbrëmë shënoi fitore 0:2 ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë të çerekfinales së UEFA Champions League.

Një moment interesant ndodhi gjatë ndeshjes, ku të gjithë tifozët kërkuan penallit, shkruan Indeksonline

Megjithatë, VAR-i dhe gjyqtari nuk reaguan fare.

Ishte momenti kur portieri i Atleticos, Musso gjuajti topin te bashkëlojtari i tij për të filluar lojën, ai kap topin dhe nis aksionin.

Për këtë rast ka folur edhe Giuliano Simeone, i cili thotë se këtë gjest e bëjnë gjithë në skuadër.

“Kurrë, kurrë një penallti. Musso ia dha topin Pubillit, si gjithmonë”, u shpreh Simeone.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Metropolitano”./Indeksonline/