75 Mall Live Search
09:30 / E Enjte, 09 Prill 2026 / F.R

Arrestohet një person në Mitrovicë, i gjenden narkotikë

Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë të Jugut, pasi gjatë kontrollit policor tek ai është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

Sipas raportit të policisë, tek i dyshuari janë sekuestruar rreth 6 gramë substancë e dyshuar e llojit marihuanë.

Pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE

Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Mitrovicë e Jugut / 08.04.2026 – 00:55. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar 6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/