75 Mall Live Search
14:02 / E Enjte, 09 Prill 2026 / OSH

Kosharja i bën bashkë pozitë e opozitë, kujtohet beteja legjendare

9 Prilli shënon një ndër betejat më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar, atë të beteja e Koshares, duke nderuar 114 dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e lirisë.

Në këtë datë lavdie, pozitë e opozitë, figura të shquara të luftës u bënë bashkë në Kosharen heroike. 9 prilli shënon datën e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar, betejën e Koshares.

Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyejnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizim me armatim dhe mbështetje logjistike.

Kjo betejë zgjati deri më 10 qershor 1999 dhe u zhvillua në kushte të vështira, duke u konsideruar si një moment me rëndësi të madhe strategjike dhe simbolike në rrugën drejt çlirimit të Kosovës. ke shënuar një hap të madh drejt çlirimit të Kosovës./Indeksonline/