75 Mall Live Search
20:53 / E Enjte, 09 Prill 2026 / Gj Sh

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 28-të të Superligës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 28-të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.

Një nga ndeshjet më interesane është ajo mes Ballkanit dhe Gjilanit, e cila zhvillohet të shtunen nga ora 15:00.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Alban Shala.

Të dielen, vëmendja do të jetë edhe në ndeshjen mes Dritës dhe Ferizajit.

Kjo përballje do të gjykohet nga Bardh Ajeti./IndeksOnline/