Nesër protestë para Kuvendit, bëhet thirrje për kalimin e demarkacionit
Fondacioni i Kosovës për Inovacione – iFOK i ka bërë thirrje OJQ-ve të Kosovës për bashkëpunim në organizimin e protestës gjithpopullore para Kuvendit të Kosovës.
Kjo protestë pritet të mbahet për të përkrahur votimin e Demarkacionit në Kuvend, duke i hapur kështu rrugën lëvizjes së lirë të qytetarëve për në vendet e BE-së, transmeton Indeksonline.
Kjo protestë do të mbahet në ditën e caktuar për votim. /Indeksonline/