NASA publikon pamje të reja spektakolare nga misioni drejt Hënës
Agjencia hapësinore NASA ka publikuar fotografi të reja mbresëlënëse nga misioni ‘Artemis II mission NASA’.
Imazhet të realizuara më 6 prill, shfaqin një pamje të rrallë të Tokës në formë gjysmëhëne teksa “ngrihet” mbi horizontin hënor, si dhe një fotografi të detajuar të anës së largët të Hënës, transmeton IndeksOnline.
Këto pamje vijnë si pjesë e përditësimeve të vazhdueshme nga misioni, i cili synon të rikthejë njerëzit në orbitën e Hënës dhe të hapë rrugën për eksplorime të mëtejshme hapësinore. /IndeksOnline/

