75 Mall Live Search
07:48 / E Martë, 14 Prill 2026 / A

Kurti me mëngjes i jep përkrahje filmit: Sukses historik, “Dua” përfaqëson Kosovën në Kanë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se filmi “Dua”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, do të ketë premierën botërore në seksionin prestigjioz Semaine de la Critique, në kuadër të Festivali i Filmit në Kanë.

Sipas Kurtit, kjo është hera e parë që një film kosovar përzgjidhet në këtë seksion shumë konkurrues, ku “Dua” do të garojë për katër çmime kryesore. Ai gjithashtu ka theksuar suksesin e mëhershëm të Bashollit me filmin “Zgjoi”, i cili kishte fituar çmime të shumta ndërkombëtare, duke e bërë kinematografinë kosovare të njohur në botë.

Filmi “Dua” është mbështetur nga disa institucione ndërkombëtare të rëndësishme të industrisë së filmit.

May be an image of one or more people and text that says '© c 65° 65°SEMAINE DE DELACRITIQUE CANNES2026 CANNES 2026 ACRITIQUE DUA by byBlertaBasholli Blerta Basholli'