16:39 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Delawie jep mesazh për luftimin e korrupsionit në Kosovë (Foto)

Organizata ndërkombëtare Transparency International, dje ka publikuar raportin ku tregohet niveli i korrupsionit në nivel botëror, sa i përket vitit 2017.
Aty, Kosova ka pasur disa lëvizja pozitive duke u radhitur në vendin e 85-të.

Lidhur me këtë, ka reaguar sot ambasadori amerikan Greg Delawie.

“Gëzohem për përparimin që ka bërë Kosova në luftën kundër korrupsionit. Kjo është tejet e rëndësishme për të ardhmen euro-atlantike. Qytetarët kosovarë meritojnë më shumë sesa vendi i 85-të”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Indeksonline.