75 Mall Live Search
11:38 / E Enjte, 16 Prill 2026 / F.R

Inspektorati ndalon punën në një vendpunishte në Fushë Kosovë

Gjatë një inspektimi në një vendpunishte në Fushë Kosovë, autoritetet kanë marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punës, pasi objekti nuk ka plotësuar kushtet e kërkuara të sigurisë dhe punës.

IndeksOnline raporton se sipas të dhënave nga inspektimi, janë evidentuar disa parregullsi, përfshirë mungesën e kushteve adekuate për pushim dhe ushqim të punëtorëve, vendosjen e parregullt të pajisjeve të punës, si dhe mungesën e masave të plota të sigurisë në zonën ku zhvillohen punimet.

Po ashtu, janë regjistruar ankesa lidhur me gjendjen e shkallëve dhe shkelje të tjera që lidhen me standardet e sigurisë në punë.

Inspektorati ka paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë dhe se çdo shkelje e rregullave të sigurisë do të trajtohet me masa ligjore./IndeksOnline/