75 Mall Live Search
11:41 / E Enjte, 16 Prill 2026 / G T

Schweinsteiger krahason Michael Olise-n me Lamine Yamalin!

Ish-mesfushori legjendar gjerman, Bastian Schweinsteiger, ka ndezur debat në botën e futbollit me një deklaratë të fortë rreth krahasimit mes Michael Olise-s dhe Lamine Yamal-it, menjëherë pas fitores spektakolare 4:3 të Bayern Munich-ut ndaj Real Madridit në Champions League.

Olise ishte një nga protagonistët e ndeshjes, duke shënuar një gol të bukur ndaj ekipit spanjoll dhe duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer në këtë përballje të madhe, shkruan Indeksonline

Në këtë kontekst, Schweinsteiger u shpreh kritik ndaj mënyrës se si po promovohet talenti i ri i Barcelonës, duke vënë në dyshim narrativën rreth tij.

“Unë nuk e kuptoj si dikush mund të thotë që Yamal është më i mirë se Olise. Nuk ka asgjë që Yamal bën dhe që Olise nuk e bën më mirë”, deklaroi ai.

Ai shtoi se po krijohet një narrativë e tepruar rreth lojtarit të Barcelonës.

“Tani duket sikur Barcelona po e imponon narrativën ‘Messi i ri’. Po bëhet fëmijërore”.

Sipas tij, edhe vlerësimet nga figura të njohura nuk janë gjithmonë të paanshme.

“I sheh legjendat që e lavdërojnë, por kur e shikon më mirë, ata janë në anën e Barcelonës duke e shtyrë këtë ide”.

Në fund, Schweinsteiger theksoi se forma aktuale e lojtarëve flet ndryshe.

“Ndërkohë, ke një lojtar si Olise që në fakt është më i mirë”./Indeksonline./