Usyk frymëzon Joshuan: Mund të fitosh ndaj Tyson Furyt!
Ish-kampioni i botës, Oleksandr Usyk ka folur për një përballje të mundshme mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshua.
Usyk tha se me Joshuan kaloi një periudhë fantastike gjatë këtyre ditëve dhe se ka potencial për të fituar ndaj Furyt, shkruan Indeksonline
“Mendoj se Anthony Joshua mund ta bëjë atë. Mund ta mposht shokun tim, Greedy Belly (Tyson Fury).
“I kemi ndihmuar njëri-tjetrit. Kemi punuar, kemi bërë shaka, kemi kaluar kohë fantastike. Më herët ishim rival, kundërshtarë, tani kemi një shoqëri”, u shpreh Oleksandr Usyk
Nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje mes Furyt dhe Joshuas, por duket se do të ndodh gjatë këtij viti.//Indeksonlne//

