75 Mall Live Search
20:38 / E Enjte, 16 Prill 2026 / Z S

Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbrojtja dhe emigracioni i paligjshëm

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar në X mbi takimin e zhvilluar sot me kryeministrin  Edi Rama, teksa ky i fundit u prit nga një vizitë zyrtare në Romë.

Meloni thekson se në qendër të diskutimeve kanë qenë çështje të rëndësishme si bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, si dhe forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

“Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, takimi i sotëm në Palazzo Chigi me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, bëri të mundur vlerësimin e forcimit të partneritetit midis Kombeve tona në sektorët me interes të përbashkët, me një fokus të veçantë në lidhshmëri, mbrojtje dhe bashkëpunim në luftën kundër imigracionit të parregullt”, shkruan ajo.